Nesër administrata pushim, Rama: Kush udhëton drejt Rinasit do të tregojë biletën e fluturimit te policia

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të premten punonjësit e administratës shtetërore do të jenë pushim. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se punonjësit që do të kryejnë detyra shtetërore do të duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Policisë.

“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aerportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër”, shkruan Rama.

Ndërkohë, Rama paralajmëron këdo nga personat që do të përdor automjetet publike duke transportuar persona të tjerë që s`kanë lidhje me detyrën shtetërore, do të ndëshkohen rëndë.

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda. Për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë. Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad