LSI nesër do të mbajë Konevtën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive edhe Ilir Metën, pasi sot përfundon mandatin si President i Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari, thotë se Konventa Kombëtare do të shërbejë si pikënisje për një ridimensionim të LSI. Sipas Braimllarit rikthimi i Ilir Metës është i domosdoshëm për të ridimensionuar rolin e opozitës dhe për të sjellë ndryshime në këtë vend.
“Duhet të ridimesionohet dhe të shtojë energjitë e saj, sepse ne tashmë kemi sfida të reja. Sot vendi përballet me shpopullim total, largimin e të rinjve e të rejave, me kosto të lartë të jetesës, paga të ulëta e mungesën e vëndeve të reja të punës. Pra, një forcë politike nuk mjafton vetëm t’i denoncojë, por duhet edhe të sjellim një alternativë sesi do t’i qaset opinionit publik, për të qenë altenativë qeverisëse nesër për ndryshimin. Në këtë kuadër, nevojitet një ridimensionim total. Opozita ishte e tradhëtuar nga lidershipi i shkuar i PD-së. Kontributi i zotit Meta do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për ridimensionimin e rolit të opozitës, por mbi të gjitha do të jetë një nevojë e domosdoshmepër të sjellë ndryshimin në vend”, shprehet ai.