Të emëruarit e Kryeministrit Edi Rama, në ekipin e tij të mandatit të tretë, pritet të veshin nesër zyrtarisht “kostumin” e Ministrave. Në orën 10:00 të paradites së nesërme, Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës plenare, ku pritet të votohet qeveria e re.
16 Ministrat e emëruar nga kreu i qeverisë Edi Rama, morën dje miratimin Presidenti Ilir Meta, i cili dekretoi pa kontestime të gjithë qeverinë e re. Prej dy ditësh, Meta dërgoi shkresa në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në adresë të SPAK në lidhje me figurën e Ministrave të rinj, por në të dyja rastet sipas përgjigjes, asnjëri prej Ministrave nuk figuron me probleme me ligjin.
Qeveria “Rama 3”
Kryeministër, Edi Rama
Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe Ministër për Rindërtimin
Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme
Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes
Ulsi Manja-Ministër Drejtësie
Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm
Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë
Evis Kushi- Ministre e Arsimit
Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë
Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit
Elva Margariti- Ministre Kulture
4 Ministri Shteti
Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit
Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje
Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin