Ylli Manjani: Bravo i qoftë Edi Ramës që ka futur trutë e gomarit tek shumë prej nesh dhe i ka mbushur mendjen këtij mileti, se ai është i dërguari i Amerikës këtu…

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se; bravo i qoftë Edi Ramës që i ka mbushur mendjen këtij mileti, se ai është i dërguari i Amerikës këtu.

Postimi i Manjanit:

“Sinqerisht bravo i qoftë Ed Ramës që i ka mbushur mendjen këtij mileti se Ai është i dërguari i Amerikës këtu.

Ka futur trutë e gomarit tek shumë prej nesh dhe, me këto tru mendohet se Amerika zyrtare ka lënë çdo punë dhe po merret me Saliun e PD; Bashën, korrupsionin dhe SPAKUn! Amerika, sipas trurit të gomarit, nuk po merret më aq shumë me fuqitë tregëtare, energjitike e bërthamore të botës, por po merreshka me pordhët tona këtu.

S’ke ç’ti thuash tjetër, përveç se BRAVO!

Përderisa ka arritur ta përdorë si ministre të propagandës ambasadoren e SHBA, vërtetë BRAVO”!

Zjarr Tv Ad