Nis nesër seanca e parë Parlamentare/ Gazetarët nuk lejohen në sallë, Ja kush do e mbajë fjalën hapëse…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme, nis seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca e parë do të nisë në orën 10:00 ku do të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, Luljeta Bozo. Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Ndërkohë për shkak të pandemisë, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë.

Sinjali i transmetimi do të merret nga RTSH, gjithashtu transmetimi live do të jetë në Web dhe në faqën zyrtare të “facebookun” të Kuvendit.

Zjarr Tv Ad