Tetova shpall 3 ditë zie në nder të viktimave/ Familjet e prekura do ndihmohen nga fondi i Komunës…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryekomunarja e Tetovës Teuta Arifi, ka lajmëruar në një deklaratë zyrtare se qyteti do të jetë 3 ditë në zi, për zjarrin që ra dje në një spital kovid. Për pasojë, ndërruan jetë 14 pacientë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Këshilli Komunal i Tetovës, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka shpallur 3 ditë zie në nder të viktimave. Identitetet e tyre nuk dihen ende, pasi trupat do t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, sepse kanë djegie të shkallës së lartë.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj gjithë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Është fatkeqësia më e madhe që ka prekur qytetin tonë. Dëshirojë të ngushëllojë qytetarët e Tetovës, pasi të gjithë ata janë vëllezërit dhe motrat tanë. Ashtu siç edhe u informuat më parë, Këshilli Komunal i Tetovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, ku u shpallën 3 ditë zie”, tha Arifi.

Më tej, kryetarja e Tetovës tha se familjet e prekura do të ndihmohen nga fondi i Komunës. “Nga fondi emergjent i komunës do të ndihmohen familjet e prekura. Informacionet do të ndahen të verifikuara. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritet”, shtoi Teuta Arifi.

Zjarr Tv Ad