Zjarri në spitalin e Tetovës/ Deri më tani kanë humbur jetën 14 persona, për disa nga viktimat do bëhen analiza të ADN-së, për të përcaktuar identitetin e tyre…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

14 persona kanë humbur jetën deri më tani në Tetovë, pas zjarrit tragjik që ra në një nga spitalet Covid.

Në një njoftim zyrtar thuhet se deri më tani 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa po punohet për të shqyrtuar nëse ka të tjerë të pajetë.

Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së, për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve.

“Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë”.

Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad