Nesër revolta/ Balliu: Të protestosh kundër Veliajt është detyrim ndaj kryeqytetit!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një protestë qytetare do të zhvillohet më 24 gusht në orën 19:00 përpara bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut. “Të mbrojmë shtëpitë tona nga pallatet e Erion Veliajt” është qëllimi i kësaj proteste, shpërndarë në rrjetet sociale.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e mbështet fuqimisht revoltën e banorëve.

“Të protestosh kundër Veliajt është detyrim ndaj qytetit, – thotë ai. –  Prej kohësh kjo bashki është në shërbim të pushtetit dhe jo të qytetit dhe qytetarëve. Prej kohësh kjo bashki vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar pallatet e pushtetarëve. Të bashkohemi nesër në orën 19:00 përballë bashkisë së inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por për të cilët qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë”, bën thirrje Klevis Balliu.

Por, cili është portreti i kryebashkiakut që përpiqet të ëmbëlsojë imazhin para votuesve duke u vetëquajtur “Lali”?

Balliu shkruan: “Lali inceneratori, mashtrues, hajdut dhe i korruptuar! Lali inceneratori në Bashkinë e Tiranë, përveç vjedhjes, ka arritur ta kthejë bashkinë e kryeqytetit në institucionin simbol të mashtrimit. Autobusë elektrike i premtonte 5 vite më parë – ndërkohë autobuzët e kryeqytetit nuk përmbushin asnjë kusht minimal.

Nuk do  të jap asnjë leje ndërtimi për pallate deklaronte Veliaj – ndërkohë dha miliona metra katror ndërtime pallate e kullash kudo në Tiranë. Do të ndërtoj lulishte dhe parqe lojërash deklaronte Lali inceneratori – por edhe aty ku kishte parqe vendosi të ndërtojë kulla shumëkatëshe.”

Zjarr Tv Ad