Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Bëhuni gati për një të martë të acartë. Meteorologët paralajmërojnë se termometri të zbresi deri në -14 gradë celsius.
Sipas parashikimeve deri të premten nuk do të ketë reshje, por temperaturat ulen frikshëm. Në zonat malore, minimumi do të shkojë në -14 gradë në lindje të vendit. Edhe në bregdet do të kemi temperatura -2 gradë.
Pas ditës së premte do të ketë sërish reshje duke sjellë një rritje të lehtë të temperaturave. Parashikimi është i zymtë edhe pas 17 janarit.
Meteorologët thonë se do të kemi temperatura tipike dimërore, por reshje më të mëdha shiu dhe bore. Për ata që presin dëborë në Tiranë, të mos shpresojnë!