Pas një debati të nxehtë disa javor, New South Wales u bë sot shteti i fundit australian që dekriminalizoi abortin duke shfuqizuar një ligj 119-vjeçar.
Ligji i vitit 1900 parashikonte deri në dhjetë vjet burg për gratë që kryenin aborte dhe për mjekët. Aborti lejohej vetëm në rastet kur jeta e nënës ishte në rrezik.
Projektligji për dekriminalizimin e abortit u diskutua për muaj të tërë në parlamentin e shtetit, por u vonua nga një grup i vogël i deputetëve konservatorë liberalë që kundërshtonin linjën e partisë.
Më në fund, projektligji u miratua sot nën duartrokitjet e protestuesve në favor të të drejtave të grave.
Që nga tetori i vitit 2018, New South Wales, shteti më i populluar i Australisë, ishte vendi i vetëm ku abortet akoma ishin të ndaluara, megjithëse akti i vitit 1900 u zbatua rrallë.
Projektligji i miratuar sot legalizon abortet deri në javën e 22-të të shtatzënisë. Përtej kësaj kohe, mjekët duhet të këshillohen.
Vitin e kaluar Uellsi i Ri Jugor, kryeqyteti i të cilit është Sidnei, kishte ndaluar demonstratat rreth klinikave apo spitaleve ku realizoheshin abortet.