Publikohet biseda me Zelenskyn, Trump “kërkoi nder” për hetimin e Joe Biden

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan po has vështirësi në argumentimin e një bisede telefonike ku kërkonte të hetohej një rivali i tij demokrat për arsye politike. Transkriptimi i telefonatës me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski është publikuar tashmë dhe ka përforcuar thirrjet e demokratëve për hetimin e tij penal.

Shtëpia e Bardhë publikoi të mërkurën bisedën e transkriptuar mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodimir Zelenski.

Telefonata që po rrezikon hetimin madje edhe shkarkimin e shefit të zyrës ovale nga Kongresi amerikan provon se ai dy muaj më parë i kërkoi nder Zelenskit për nisjen e hetimeve për rivalin e vet demokrat, Xho Bajdën, fakt që do ta përdorte politikisht në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Bajdën pretendohet se në vitin 2016 kishte lobuar për shkarkimin e një prokurori ukrainas pse po hetonte një aferë me kompaninë ku ishte punësuar edhe djali i tij.

“Nuk kërcënova askënd, as bëra presion, asgjë. E gjitha është një flluskë,” deklaroi Trump gjatë një konference me kryeshtetarin e Ukrainës, Zelenski.

Deklaratën e mbështeti edhe homologu i tij, duke e cilësuar debatin politikë të brendshme dhe duke kërkuar të mos përfshihet.

Demokratët në dhomën e deputetëve thanë se biseda e kreut të Shtëpisë së Bardhë do të hetohet me rigorozitet për shkelje të rënda, dhe se votimi për nisjen e procesit mund të mbahet së shpejti.

Edhe Bajdën deklaroi se rivali i tij ka abuzuar me pushtetin dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë gjatë orëve në vijim pritet të publikohet edhe denoncimi i një punonjësi të shërbimeve inteligjente i cili e zbuloi skandalin e fundit si edhe raportimi i shefit të agjenturës amerikane.

Republikanët në të dy dhomat e Kongresit janë shprehur përgjithësisht se raporti i agjentit anonim është kritik, por presidenti i tyre nuk ka kryer ndonjë krim aq serioz sa akuzohet.

Zjarr Tv Ad