Nuk ka asnjë dyshim që Neymar po kërkon të largohet nga PSG, por vetëm se braziliani nuk do të shkojë në asnjë klub tjetër përveçse barcelonës. Dhe deklaratë e fundit e bërë e konfirmon diçka të tillë.
Në një event të organizuar nga Red Bull, Neymar dha një intervistë të shkurtër, ku u pyet për kujtimin më të bukur që ka si futbollist. Dhe ai zgjodhi jo pa shkak ndeshjen midis Barcelonës dhe Paris Saint Germain e cila përfundojë me rezultatin 6-1 për skuadrën katalanase dhe Neymar ishte pjesë e asaj fitoreje.
Kujtimi më i bukur si futbollist? Unë mendoj se ka qenë remontada kudër PSG në Champions League. Kurrë nuk kam ndjerë ndjenjë më të bukur se ai gol i 6-shtë, ishte spektakolar. Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë të çmendur, tha Neymar. Fjalët nuk të lënë asnjë dyshim për marrëdhëniet e tij me klubin, dhe dëshirën për tu kthyer në katalonjë.