Nga 1 Maji të gjitha shërbimet “online”, kreu i Kadastrës: S’ka më merrja pronën njërit e jepja tjetrit! Lenës dhe Prenës do t’i shërbehet njësoj

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga data 1 Maji të gjitha shërbimet shtetërore do të kalojnë online dhe nuk do të ketë më sportele për qytetarët. Kreu i Kadastrës Artan Lame, ka vlerësuar këtë proces të dixhitalizimit të shërbimeve dhe është shprehur se ka ikur koha kur i merrej prona njërit dhe i jepej tjetrit.

Lame ka thënë gjithashtu, se vetëm vitin e kaluar Kadastra ka dhënë 1.5 milionë shërbime kadastrale, nga të cilat 24 mijë certifikata pronësie. Ky është dyfishimi i rezultateve të vitit paraardhës, ndërsa tani me shërbimin online të gjithë qytetarëve do u shërbehet njëlloj.

“Në 30 vjet, çështja më stresuese për shqiptarët ka qenë prona dhe shërbimet me të, por për vitin e kaluar vetëm në këtë fushë u dhanë 1.51 milionë shërbime kadastrale nga të cilat 242 mijë certifikata e pronësie, të gjitha online. Dyfishi i vitit paraardhës. Është e kaluar historia merrja pronën njërit jepja tjetrit. Tani kemi detyrë që edhe Lenës edhe Prenës t’i shërbehet njësoj dhe në kohë. Të gjithë në fillim kishim dyshime, unë i pari kisha shumë dyshime, por viti i kaluar tregoi se funksionon.

Aplikimi i qytetarëve në Kadastër ka ende probleme me vonesat, gabimet e bëra dhe mitmarrja dhe këto janë sfida e këtij viti për institucionin, por tashmë nuk ka më sportele, nuk janë më ata llafollogët e sporteleve, ata tashmë janë pas një kompjuteri ku nuk takojmë më njeri por presin aplikimin për ta ndjekur e për t’i dhënë përgjigje. Ajo që pritet nga qytetarët është që të kenë besim te sistemi”, u shpreh Artan Lame, kreu i Kadastrës Shqiptare.

Zjarr Tv Ad