Ministrja e Financave Delia Ibrahimaj ka dalë sot në një konferencë për mediat për të folur për situatën e ekonomike në vend.
Brahimaj tha se nga data 1 prill Bordi i Transparencës po mban nën monitorim 4 produkte bazike, vajin, orizin, miellin dhe sheqerin.
Po ashtu ajo theksoi se sot pritet të diletme çmimet e referencës për këto produkte ushqimore.
Delina Ibrahimaj: Sipas aktit normativ për ngritjen e Bordit Ushqimor ne kemi ngritur Bordin e Transparencës dhe jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për cmimet që tregtarët duhet të bëjnë.
Ndryshe nga bordi i karburanteve, bordi i ushqimeve ka një tjetër specifikë se ka disa kategori ushqimesh.
Gjatë mbledhjeve të para të kemi hasur vështirësi në marzhet por më 1 prill vendosëm të mbajmë nën monitorim 4 produkte ushqimore.
Do dalin sot çmimet reference për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Këto cmime do iu bëhen me dije, dhe është parashikuar që të dalë sot.
Jemi në diskutim për të aplikuar të njëjtën metodologji edhe për inputet bujqësore. Kemi diskutuar edhe për garancinë sovrane për importuesit për të garantuar furnizimin për tre muaj.
Inflacioni i ushqimeve do të zgjasë më shumë se harku kohor i këtij viti. Kjo është një nga arsyet kryesore për ngritjen e këtij bordi.