Nga Armir SHKURTI: NJERËZ TË DOBËT PRODHOJNË DIKTATURA TË EGRA.

0
995
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir Shkurti

Tedi, një djalosh i pashëm Tirane, u dashurua në kohë të diktaturës me vajzën e një ambasadori të një vendi europian. Lidhja e një shqiptari me një të huaj qe atëhere më e pamundur sesa vajtja e një shqiptari në Hënë me mushkë.

Edhe ata që qenë martuar me ruska, polake a çekosllovake u ndanë fët e fët e nuk u panë më për së gjalli, as me gratë e as me fëmijët. Të paktën deri në ’90-ën.

Imagjino njëri që bie tani në dashuri me të bijën e një ambasadori prej Perëndimi!

Tedi qe familje shumë e ngritur. Familje lufte dhe njerëz me pozita të larta në administratën e vendit. U përpoq familja ta ndajë djalin nga “zuska borgjeze”, por Romeon shqiptar s’kish Zot ta ndante prej Zhuljetës europiane….

…Derisa një ditë erdhi GAZI i famshëm i Degës, i hodhi prangat dhe e plasën në qeli. Tedi u dënua shumë vite. Për tradhëti! Por kjo nuk shkoi gjatë. Një mëngjes djaloshin e gjetën të vdekur në shtratin e burgut. Kishte vrarë veten!

E di pse?

SEPSE NUK DURONTE DOT QË DENONCIMIN IA KISH BËRË I ATI!!

Ca thonë se i ati denoncoi birin thjesht për të shpëtuar fëmijët e tjerë. Ca thonë se e bëri për shkak të besnikërisë ndaj Partisë…

* * *

Kjo ngjarje është krejtësisht e ndodhur kështu. Thjesht emrat dhe ofiqin e vërtetë të babait i kurseva.

* * *

Ne shqiptarët kemi kaluar nga udha ku fëmija denonconte prindin dhe prindi fëmijën. Nuk po flas pastaj për fqinjin dhe shokun. Një vend 5 shekuj periferik i një perandorie dhe më pas në rrëmujë politike, ekonomike, shoqërore, prodhoi masivisht njerëz të shtypur, të vuajtur e mbi të gjitha TË DEPERSONALIZUAR.

LIRIA edhe sot mbetet një nocion ende i pazbuluar në shumë aspekte të tij për shumë prej nesh. Shkurtimisht, për këto motive, njerëz jo të lirë, pa forcë e pa dinjitet e kërkojnë shpëtimin tek “i forti”.

Dhe “i forti i mirë” u paraqit Enver Hoxha me “barazinë” e tij, “lugën e floririt” dhe “përmbysjen e klasave që kishin shfrytëzuar popullin”.

Ca nga frika, ca nga bindja, ca nga të dyja, shumë prej nesh zbatuan me zell të paparë gjithë platformën e diktaturës, duke vendosur SHTETIN mbi VETVETEN dhe mbi FAMILJEN, duke besuar DIKTATURËN E PROLETARIATIT si e MIRË e madhe që na shpëton nga një e keqe më e madhe dhe KUFIZIMIN E LIRIVE si një sakrificë të doemosdoshme për të kufizuar edhe LIRITË E “TË KËQINJVE”, madje edhe PËR TË NA SHPËTUAR EDHE VETË NE NGA SHFAQJET E HUAJA DHE MBETURINAT BORGJEZO – REVIZIONISTE!

Ne festonim kur arrestoheshin, internoheshin a ekzekutoheshin shqiptarë prej shqiptarëve. Sepse SHTETI, të cilin kishim vënë BABA, kujdesej për gjithçka, me kusht që ne të ulnim kokën të bindur, të mos mendonim e të mos kishim dinjitet individual por identitet MASASH.

Kjo përvojë duhej bërë mësim, për ne që e pësuam. Mirëpo jo! Qenkëshim po ata qurrashë pa dinjitet, frikacakë ndaj lirisë, pa njerzillëk e fisnikëri që jemi gati ti dorëzojmë prapë SHTETIT vendimmarrjen, sovranitetin, liritë, dinjitetin, TË MENDUARIT, FJALËN E LIRË… NË KËMBIM TË BUKËS DHE STABILITETIT!!

Në 1 vit e gjysmë rregjim TË DEKLARUAR DIKTATORIAL, të shpallur prej pandemisë, ky popull ka qenë më i zellshëm edhe se në diktaturë për të zbatuar deri edhe kapriçot e… ( vini re! Jo të sistemit, siç bënte Enver Hoxha, por të) një cope mishi me dy sy, siç është Edi Rama!! “Të dalin gratë me fëmijë 11 vjeç të dielën paradite e burrat të bëjnë punët”! – tallte menderen ky, dhe masa mishtore që urren lirinë e dinjitetin e vet në këmbim të adhurimin për udhëheqësit arrogantë, E ZBATOI!

Kur them me dëshpërim se “po instalohen vidat e fundit të diktaturës”, këtë e kam thjesht nxjerrje dufi e aspak shpresë semos dikush guduliset dhe çohet për ti bërë ballë kësaj gjëme.

Historia shumëshekullore e shtypje – poshtërimit i zhvilloi këtij populli instinktin bazë të mbojetesës:

P Ë R SH T A T J E N

Nuk mbijeton gjallesa më e fortë, por ajo që përshtatet. Dhe në shekuj, shqiptari që shtetin e ka patur vetëm SUNDIMTAR, ka mprehur skajshëm gjithë mekanizmat e nevojshme për mbijetesë: që nga servilizmi, hipokrizia, dymendimi , nënshtrimi, rryshfeti deri tek spiunllëku, tradhëtia e pabesia. “Secili për vete – Zoti për të gjithë”!

Siç ka parathënë Harri Fulc, kur u hoqi gjellët e ëmbëlsirat nxënësve, i la me supë e askush s’protestoi:

“LUM AI QË DO T’JU QEVERISË JU”!!

NE NDOSHTA NUK E MERITOJMË LIRINË!! AJO PAK QË NJOHËM NË VITIN 1990 ERDHI SI DHURATË. Nuk derdhëm gjak, nuk sakrifikuam, nuk i ndjemë dhembjet e lindjes. Ra gjithandej sistemi bolshevik në Lindje e ndryshoi me përkujdesjen e Ramiz Alisë edhe këtu.

E, nëse herën e parë, në ’45 – ën, u gënjyem, qe faji i Enverit. Nëse në ’90-ën, prapë u gënjym, le ta themi se e kemi gjysmë për gjysmë me gënjeshtarët fajin.

Ama, tani në 2021 nuk ka më bythë ku të rijë! Tani s’është më as gabim, as padije e as faj. TANI ËSHTË KRIM! Jo ndaj vetes. Se ne ky mut jemi! Ndaj fëmijëve!!!

Zjarr Tv Ad