Nga Armir Shkurti/Përgjigje me mirësjellje Skënder Bratajt

0
343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zotëri i mirë! Besoj se jeni duke kënduar këto rreshta pikërisht sepse ju shfaq një tjetër “tag” tek njoftimet në facebook?

Prisni!

Më lexoni me durim, ju lutem, për të kuptuar se dikush tjetër na fut në ngatërresë!!

Në fund të këtyre rreshtave është një ” printscreen”. Dmth foto e asaj që më ka dalë në ekran nga një lajm i botuar në një portal. Për shkak se aty ndodhet fotoja juaj, automatikisht facebook ju njofton ju. Në kushtet e GLOBALIZMIT dhe SHOQËRISË SË KONTROLLIT, të gjithë jemi të monitoruar dhe kudo ka programe automatike të njohjes së fytyrave. Pra, nuk e kam bërë unë TAG – un, por Marku (Zuckerberg)….

Por, edhe nëse do ta kisha bërë unë, zotëri, besoj fort se është një kosto që ju duhej ta kishit marrë parasysh që kur u veshët gjeneral në këta 15 muaj luftë.   Prej mëse një viti ti je person publik. Ata që të bënë të tillë kanë detyrë të të sqarojnë se tashmë duhet të përgatitesh edhe për më ekstremet. Dikujt i kanë nxjerrë hallatet jashtë (kur bridhte plazheve në rini) një tjetri festimet i veshur si çupë, për të marrë fonde nga bota etj etj….

Por në rastin e asaj që kam botuar unë, nuk ka asgjë të kësaj natyre. Madje asgjë personale. As emri madje! Thjesht kam nxjerrë titullin e lajmit, me një koment timin. As këtë nuk duhej ta bëja zotëri?

Nëse ju keni bërë një deklaratë publike, nuk duhet të ketë kritikë ndaj saj. Kështu ju ka thënë Marshall Edi, ë? Ju ka thënë që jeni të paprekshëm?

Zotëri i mirë!

Ju, Mira Rakacolli dhe gjithë çka përbën establishmentin e sotëm të represionit sanitar,  MË KENI PËRKEQËSUAR JETËN MUA PERSONALISHT.

Vjet në pranverë unë humba punën. Një punë me të huaj, me goxha leverdi. Punë e ndershme, me djersë, 16 orë në ditë.

Vjet unë nuk i pashë dot fëmijët e mi, që jetojnë në një kontinent tjetër, për shkak TË KUFIZIMEVE TUAJA…. As sivjet nuk do ti takoj. Këtë herë edhe prej pamundësisë ekonomike shkaktuar nga regjimi juaj. Kaq sa për ide…

Skënder!

Nëse je aty ku je, pra në drejtim të vendit (s’ka rëndësi se je aktor veshur me uniformë gjenerali) e ke detyrë të dëgjoshë kritikat. Qofshin edhe idiote, injorante, vulgare etj. E përmban vendi i punës. Ai që shtypet edhe do qajë.

Unë llafin kam. Ti ke firmën që edhe atë llaf të ma heqësh.

Vura re se ishe interesuar për mua. Treçerekun e shkrimit ia kishe kushtuar litarit, sëpatës dhe emisionit tim që bëj në Zjarr Tv. Dhe ishe marrë me këto hallatet e nuk kishe parë emisionin Skënder. Ndaj ma lejo të ta tregoj.

Po të shohësh dekorin, natyrisht e njeh. Është zyra e Edi Ramës. Salla e pikturave. Huri dhe litari janë në atë zyrë dhe unë mendoj se ato janë mjetet me të cilat ky regjim i hurit dhe litarit qeveris.

I PA VARUR?

Sepse për këtë isha gati të jepja jetën në 1990: për lirinë time. Natyrisht, atë të mendimit dhe fjalës si fillim…

Skënder!

Ja dhe një cv imja.

Jam diplomuar shkëlqyeshëm në gjuhë dhe letërsi frënge. Flas si gjuhë të nënës edhe italisht e anglishte veç frengjishtes. Kam lexuar dy kamionë me qitape e kam shkruar dy libra. Një historik dhe një satirik. Jam më i vjetri gazetar televiziv ende në punë ( që prej vitit 1992). Duke redaktuar shumë nga cv ime, të njoftoj se jam një ndër të rrallët autorë  dhe interpretues ende gjallë të satirës në këtë vend.

Ta thashë këtë, se rripave të zinj të karatesë u ndalohet të përdorin artin e tyre kur ndeshen me honxhobonxho rrugës, pasi mund ti lenë top në vend. E zotrote kishe kuturisur me një hanxhar të ndryshkur ironiçke të më gudulusje. E mua nuk ma lejon etika “të të therr” me sarkazëm time. Ndaj përgjigjen ta ktheva zyrtare

Edhe një e fundit, “gjeneral”!

Ky rregjim, pasi i provoi të tëra e nuk ia doli, ndaj meje përdor heshtjen. UNË NUK EKZISTOJ! Çdo gjë që unë them duhet injoruar. Ndyshe unë marr vlerë. Kështuqë, nëse deri tani s’ti kanë rënë telefonit, prite kur të të marrin e të të thonë: ” Lere mutin! Mos u merr me të”!

Meqë në Cv kam edhe KËSHILLTAR PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN (4 vite madje kam qenë i një ministri ) po të paralajmëroj të keshë kujdes me ata që punon. Si të ngritën – të fundosin. Nga gjeneral gramafoni ( i propagandës demek ) mund të të humbasë gjende nami. Bursë shumë e çuditshme rilindja.

Pyet veten pse të morën nga hiçi e të nxorrën teh të propagandës….

 

Zjarr Tv Ad