Nga çështja e dekriminalizmit tek financimet ruse në PD, Balla: Kam kërkuar ndërhyrje ligjore, Shqipëria nuk është imun ndaj sulmeve të Rusisë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, në një komunikim për mediat tha se puna nga ana e Grupit të ngritur brenda partisë, nuk është ndalur dhe se janë trajtuar çështja e dekriminalizimit si edhe ligji për partitë politike.

Konfirmoj që puna nga ana e grupit të punës të ngritur brenda grupit tonë parlamentar vijon edhe për pjesën tjetër të paketës, për ligjin e dekriminalizimi, natyrshëm edhe ligji për partitë politike. Kemi edhe çështje të tjera që i kemi adresuar”, tha Balla.

Më tej ai është ndalur tek sulmet ruse në PD.

Unë nuk mbaj mend se sa herë kam dalë këtu për dyshimet që lidheshin me një skemë financimi të PD nga kompani që shkonin me llogari bankare në një ofshor. Natyrshëm gjithë skema edhe me emra konkretë. Duhet të themi që as Shqipëria dhe asnjë vend nuk është imun nga kërcimet dhe përpjekjet e Rusisë për të dëmtuar demokracinë në vendet jo miqësore me të. Ky kërcënim që vjen nga Rusia duhet adresuar,”, tha ai.

Gjithashtu Balla  foli për reformën në drejtësi.

Vettingu është ende në vijim janë rreth 250 magjistratë që nuk kanë kaluar procesin dhe për fat të keq një pjesë e tyre, janë ende në qasjen KÇK. Ky është një shqetësim i kahershëm nga ana e kryeministrin. Por procesi po vijon dhe besoj që do të mbyllet para afatit të vendosur. Kujtojmë se është bërë kërdia me emërimet duke krijuar një sistem drejtësie më të korruptuar në Europë dhe Reforma në Drejtësi është ilaçi i vetëm”, tha më tej Balla.

Zjarr Tv Ad