Nga diskoteka, në trajnerin më të mirë në botë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pep Guardiola është padyshim një nga trajnerët më të mirë të botës, pse jo edhe në historinë e futbollit. Por mund të mos ishte kështu, nëse ai nuk do të kapte atë që vetë spanjolli e konsideron një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij. Madje, tani që karriera njeh vetëm rritje, ai e tregon atë si një anekdodë në librin e tij biografik. Bëhet fjalë për ftesën e parë për të në skuadrën e parë të Barcelonës, që atëherë drejtohej nga i madhi Johan Cruyjff.

“Ishte viti 1989. Nuk kishte shkuar ende ora shtatë e mbrëmjes dhe unë isha në një diskotekë. E vetmja gjë që më shqetësonte ishte një brune. Po prisja vetëm këngët e lehta, që ta ftoja për të kërcyer”, ka thënë Guardiola. Por planet e trajnerit të Manchester City, atëherë një lojtar i Masia (academia e Barcelonës) u prishën. “Erdhi një shok isha zgjedhur mes lojtarëve që do të grumbulloheshin për një provë me skuadrën e parë. Me atë brunen nuk kërceva kurrë dhe dua të them se ishte shumë e bukur”, vijon më tej rrëfimin Guardiola, teksa nuk e harron takimin e parë me Johan Cruyjff, i cili më pas u kthye në mentorin e tij.

“Luajte më ngadalë se gjyshja ime. Nuk ka nevojë të them asgjë tjetër”. Fjalë të rënda për një lojtar të ri, por që Pep Guardiola i mori si mësim dhe që nga ai moment nisi karriera e madhe e tij si lojtar dhe më pas si trajner, ndërsa brunen e bukur, tekniku spanjoll nuk pa më kurrë.

Zjarr Tv Ad