Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja, lëvizja lejohet deri në orën 22:00…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vendin tonë, duke filluar nga dita e sotme, kanë hyrë në fuqi, masat e reja Nga sot, qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti, i bareve dhe restoranteve do të shtyhet me dy orë, pra mund të lëvizim deri në orën 22:00.

Kujtojmë që, një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhje me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ka theksuar se duke analizuar përmirësimin e situatës javët e fundit, kanë vendorur që ora e re policore, të jetë nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Ky vendim, vjen pas përmirësimit të situatës pandemike, në Britaninë e Madhe.

Të gjitha këto masa, do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 12 prill dhe do të jenë në fuqi, për një periudhë kohore 2 javore.

Lehtësimi i masave, erdhi si rezultat i uljes së infektimeve dhe vijimin e procesit të vaksinimit masiv, në të gjithë vendin.

 

Zjarr Tv Ad