“Nga e dinin që do të kishte ngjarje?”/ Artan Hoxha flet me emra: Këta 5 ish-funksionar dhe funksionarë të lartë të shtetit shqiptar duhen hetuar për tragjedinë e 21 janarit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur mbi audion e regjistruar nga radiot e përdorura nga garda më 21 Janar, gazetari Artan Hoxha tha se SPAK duhet të nisë një hetim të ri mbi çështjen. Gjatë një interviste në Neës 24 me gazetaren Nisida Tufa, Hoxha tha se në hetim duhen thirrur funksionarë të lartë të shetit shqiptar që deri më sot nuk janë thirrur.

“Duhet thirrur Rama, Berisha, Ina Rama, Bamir Topi, edhe Ilir Meta. LSI një ditë më parë ka thënë do ketë ngjarje. Nga e dinin që do ketë ngjarje? Siç doli lideri i opozitës që tha: Ne sot nuk do kontrollojmë dot zemërimin popullor. Doli Kryeministri që tha se vrasjet janë bërë nga afër”, u shpreh Hoxha që pohoi ndër të tjera se familja e Aleks Nikës nuk ka pranuar dëmshpërblim.

“Nuk kanë dashur ta këmbejnë gjakun. Ata nuk kanë kërkuar asnjë cent. Kanë kërkuar mbi të gjitha drejtësi. Dhe drejtësia të shkojë tek të gjithë”, tha Hoxha që shtoi se gjithashtu edhe Lulzim Basha, ish-Ministër i brendshëm duhet të pyetet për ngjarjen.

“Edhe Zoti Basha, nuk ka folur në radio, por në një moment, komandanti i gardës thirret dhe i thotë që do komunikosh me ministrin. Por ki parasysh valët e celularëve kanë qenë të bllokuara”, tha gazetari.

Zjarr Tv Ad