Analizë krahasuese!
Paradoksi i madh!
Këtë fillim viti fabrikat e grumbullimit te ne kanë shpallur rritjen e çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij me rreth 37 % krahasuar me fund vitin e kaluar.
Po këtë fillimi viti, statistikat Evropiane, ato të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, dëshmojnë për një ulje me 33 % të çmimit të qumështit dhe nënprodukteve krahasuar me vjet.
Vazhdimi i çudisë dhe i habisë!
Te ne të vegjëlit ata që kanë deri 10 lopë dhe 100 dele dhe që përbëjnë 70% të blegtorisë të vendit por që janë jashtë mbështetjes financiare, për shkak të një diskriminimi të hapur, tentojnë të shesin qumështin të paktën 20 – 30 % më pak nga çmimi i të mëdhenjve.
Por megjithatë këta nuk e shesin dot dhe po falimentojnë!
Rrënimi i Blegtorisë, shfarosja e saj dhe Shpopullimit i fshatit në fakt është falimentimi dhe zhdukja e kësaj shtrese.
Të mëdhenjtë ata që dhe janë përfitues në letër të mbështetjes financiare , kanë çmim shitje 20 – 30 % më të lartë dhe megjithatë shesin.
Epilogu!
Nëse zhdukim fermat e vogla dhe të mesme blegtorale duke mos i mbështetur dhe financuar …ne zhdukim blegtorinë.
E kthejmë vendin në një pikë fundore shkarkuese dhe depozituese të qumështit të importit, çimentojnë situata monopol në treg dhe varfërojmë e shpopullojmë Shqipërinë.