Nga fabrika e telave deri te puna në tezgjah, ja si kanë qenë vitet e rinisë për Jozefina Topallin

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- politikania Jozefina Topalli, ose e njohur ndryshe si “gruaja e hekurt” shqiptare, ka rrëfyer për jetën e saj si asnjëherë më përpara. E ftuar në RTSH, Topalli ka ndarë me të gjithë shikuesit se si e ka nisur jetën familjare dhe atë politike. Rinia e saj para viteve ’90 nuk ka qenë aspak e lehtë, ka treguar ajo. Ka pranuar të bëjë punë të ndryshme në fabrikë telash, punë në tezgjah, por që përballej me refuzime të here pas herëshme.

“Edhe pasi mbarova gjimnazin kam bërë gjithmonë kërkesë për të më dhënë të drejtën e studimit dhe kjo nuk u arrit deri në vitin ‘91. Atëherë më dhanë një fletë pune, të filloja si punëtore e thjeshtë në fabrikë telash me tre turne, por më hoqën se më thanë që nuk e meriton. Pastaj shkova të punoja në tezgjah në një fabrikë, fillova 6 muaj si nxënëse që nuk më paguanin me tre turne dhe pas 6 muajve do hapej një fabrikë e re dhe kur u hap më thanë që për ty s’ka vend pune. Ishte rrëzimi i gjithë ëndrrave. Ajo që ishte absurde ishte që kisha dhe një shoqe tjetër nga qyteti dhe ajo me të njëjtat situata si unë dhe na dilte përballë brigadieri që na thoshte, ‘po të jeni të mençura këtu do dilni në pension’, pra ne duhet ta konsideronim veten shumë të privilegjuara që po punonim aty”, u shpreh me një nënqeshje Topalli.

Jozefina Topalli njihet për karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme në politikë. Ajo ka shërbyer më parë si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë nga shtatori i vitit 2005 deri më 9 shtator 2013. Gjithashtu mbante dhe titullin e nënkryetares së Partisë Demokratike atë kohë.

Ish- politikania është nënë e dy fëmijëve Megit dhe Gerardit, si dhe gjyshe e një djali.

Zjarr Tv Ad