“Nga Greqia shkoi në Londër”, gazetari për Arben Ahmetajn: Po të futën në burg je i mbaruar!

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investogativ Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e djeshme për largimin nga vendi të ish- zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin SPAK ka kërkuar që ta arrestojë për disa vepra penale.

Ai tha në “Të Paeskpozuarit” se Ahmetaj ndodhet në Londër, ndërsa shtoi se ai mund të kërkojë edhe azil politik, për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, por theksoi se shtetet pritëse nuk e deklarojnë një gjë të tillë nëse ndodh.

“Rradhën e parë e nxorrëm me saktësi edhe orën kur kishte kaluar. Pastaj filloi historia, sepse nuk i interesonte njeriu e vërteta. Ai ka bërë rrugën që bën gjithmonë. Nga Greqia ka shkuar në Angli, në Londër. Nuk duhet të dilte derisa të paraqitej në Këshillin e Mandateve. Ai është qytetar i lirë, nuk ka patur pengesë. Ai ka ikur dhe ka ardhur gjatë kësaj kohe.

Në telefonatën e fundit, dëgjoja zhurmë, vajzën në sfond, dukej në ambjent familjar. Pse ka vendosur të ikë? Ai ka kaluar rreth orës 13:00 traun e doganës. Në fund të asaj dite i është çuar kërkesa Kuvendit. Nga ai moment, Ahmetaj ishte njeri i lirë, rastësisht u fotografua.

Nga ai vend dhe deri momentin që flasim, Ahmetaj ka shkuar nga Tirana në Greqi dhe më pas ka ikur në Londër. Asnjëherë nuk kemi marrë vesh kërkesat për azil politik nga vendet pritëse, nuk e bëjnë me dije vendet. U fol që nuk mund të ketë ikur në Britani, sepse Britania të ekstradon. Jo. Ilir Kumbaron përshembull nuk na e kanë sjellë edhe pse e dinin se ku ishte.

Britania, siç ka dhënë shembuj ekstradimi në shumë raste, ka dhënë edhe raste kur ka implikim politik, nuk i kanë kthyer njerëzit. Zoti Ahmetaj po të ishte këtu, nuk do të kishte mundësi të kishte përballje reale me drejtësinë, duke qenë jashtë mund ta bëjë. Po të jesh i ndaluar nuk ke shans, po të futën brenda nuk flet”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad