Nga Ismet Drishti/Kush pritet të shpallet non-grata këto ditë?

0
348
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë nisur hetimet!

Datat 21 të muajve të ndryshëm kanë filluar të jenë data të kobshme dhe me pasoja të rënda për fatet dhe historinë e vendit tonë.

Këtë radhë do ta kishte fatin muaji Maj për të patur një datë të tillë. Ishte pikërisht data e kobshme 21 Maj që me sa duket që nga viti I ardhshëm do të shpallet ditë zije kombëtare dhe do të quhet “data e penalltisë kriminale”

Në të gjitha televizionet qëndrore ka filluar gjuetia e shtrigave ndaj arbitrit Jorgji për një penallti që I dha Vllaznisë në ndeshjen kundër Partizanit!

Shumë shpejt pritet që SPAK dhe OFL të zbarkojnë në shtëpinë e arbitrit Jorgji dhe ti kërkojnë sekuestrimin e bilbilit të ndeshjes nga I cili do të dalin prova të pakundërshtueshme të kryerjes së krimit. Pas tyre ështe radha e Interpolit, FIFA-s dhe UEFA-as që ta çojnë cështjen deri në Strasburg.

Me shumë gjasa Arbitri Jorgji do të shpallet person NON Grata nga zëvëndëskryeministri ynë i nderuar, vetë shkëlqesia e tij z. Erjon Braçe.

Sot Vllaznia u shpall nënkampion dhe Shkodra fitoi titullin kampion me trainerin e Teutës Shkodranin Edi Martini! Shkodra gëzon dy herë duke shpresuar që të gëzojë edhe për të tretën me fitoren e Kupës në finalen e datës 31 Maj me Skenderbeun.

Nderkohe gjyqi vazhdon me polemika e për çfarë?! Për një penallti sipas specialistëve – më se të rregullt. Ju lutem hiqjani të drejtën e fjalës sharlatanëve!
Harruar qoftë data e kobshe e 21 Majit!

Frymezuar nga ish futbollisti I Vllaznisë dhe I Kombëtares – Ilir Kepa.

Zjarr Tv Ad