Nga Ismet DRISHTI/ Zbulimi i fundit shokues nga NASA!

0
354
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulimi i fundit shokues nga NASA!

Sapo u pasqyrua në mbarë mediat botërore zbulimi shokues i Nasa -s. Një fenomen që vihet re për herë të parë në historinë e universit që nga krijimi i tij.

Në pak minuta lajmi ka bërë xhiron e botës duke ngjallur shpresa të mëdha për të gjithë njerëzimin. Sipas shkencëtarëve lajmi është plotësisht i saktë dhe tashmë i provuar shkencërisht mbi lloje të ndryshme analizash matematikore, laboratorike, kimike dhe mbi të gjitha me sondazh konkret. Ka entuziazëm dhe festime në rrugë në të pesë kontinentet.

Më në fund eshtë zbuluar një qeveri, që ka ardhur në pushtet për të mirë të popullit dhe jo për interesa të veta. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e universit dhe është më se e vërtetë. Ky fenomen ka ndodhur në Shqipëri.
Shkencëtarët të pyetur në konferencën për shtyp nga gazetarët e shumtë që kishin mbushur sallën, se sa të sigurtë ishin për lajmin, dhanë siguri absolute 100%.

Pyetja e drejtuar nga gazetari i Francë Tv, Kukua Perata, se cila ishte baza kryesore e të dhënave, mori përgjigjen se: jane bere mbi 10.000 testime në elektoratin e majtë në Librazhd, Vlorë, e sidomos në Tiranë. Me metoda shkencore janë përzgjedhur të gjithë ata që kishin vetëm brekë në bythë dhe që gjatë kësaj periudhe nëntë vjeçare kishin ngelur edhe pa ato. Të gjithë kishin dhënë të njëjtën përgjigje: QEVERIA ka ardhur në pushtet për të mirën tonë dhe jo atë PERSONALE! Një Gruaje nga qyteti I lashtë, me kulturë, historik, etj etj i Beratit ju dha serumi i së vërtetës dhe pas serumit deklaroi që ishte gati ti rrisnin çmimin e dritave, të ilaçeve, të ujit e të bukës mjaft që qeveria të rrinte në pushtet.

Ekipi i shkencëtarëve u befasua dhe arriti në konkluzionin se fenomeni po ndodh me të vërtetë për herë të parë në historinë e universit pasi është e pamundur që gjithë ai grup njerëzish të ketë kaluar bashkarisht në çmenduri kolektive. Për ju nga konferenca e shtypit Ismet Drishti

Zjarr Tv Ad