Nga Mirdita në Gjirokastër, Basha: Të shembim sistemin që pasuron një grup oligarkësh

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit me banorë të Mirditës, Basha ka mbërritur në qytetin e Gjirokastrës ku është takuar me qytetarë të shumtë, të cilëve po ashtu u ka kërkuar të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Kreu i Partisë Demokratike tha se nuk ka të ardhme në këtë vend pa shembur këtë sistem të kalbur, ndërsa tha se nëse shqiptarët janë të bashkuar, mund të hapet rruga për integrimin e vendit dhe çlirimin nga korrupsioni, krimi dhe droga.

“Ky është një grusht shteti i bërë  jo nga oficerë, por nga një grusht oligarkësh për të mbajtur vendin peng. Nuk i bëhet vonë që Gjirokastra braktiset çdo ditë. Ne duhet t’i japim fund këtij sistemi, pasi ky sistem nuk ju mbron dhe nuk ju shërben. Ky është sistem që është ka asgjësuar mirëqenia e gjithë shqiptarëve.

Ky është sistemi që pasuron vetëm një grup oligarkësh. Nuk ka rrugë tjetër që mund të na çojë drejt mirëqenies përveç rrugës evropiane, por ajo derë do qëndrojë e mbyllur përderisa kjo qeveria nuk ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve, por me ndihmën e krimit. Pa përmbysur këtë sistem të kalbur vendi nuk ka të ardhme. Koha për fjalë ka mbaruar. Në datën 16 shkurt ejani flisni me pjesëmarrjen tuaj. Të bashkuar të hapim rrugën e bllokuar nga kjo klikë oligarkësh,”- tha Basha.

Zjarr Tv Ad