Nga nesër punime në autostradën Tiranë- Qafë Kashar, si devijohet qarkullimi

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar del me deklaratë dhe thotë se do të bëhet ndërhyrje emergjente në segmentin rrugor Tiranë- Qafë Kashar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se duke nisur nga data 4 Janar 2019 ora 05:00 në mëngjes, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica).

Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar.

Punimet parashikohen të zgjasin 2 javë sipas grafikut të punimeve, por kjo edhe në varësi të motit.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:

-Autostrata Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz- Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

-Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut nga Kamza dhe në drejtim të jugut nga Ndroqi ose Elbasani.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar dhe të shfaqur në media.

“Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë”, thuhet në deklaratë.

Zjarr Tv Ad