Ish-deputetja, Rudina Hajdari ditën e sotme ka votuar për kryetarin e PD njësia 2.
Hajdari postoi një foto ku shihet duke votuar, teksa shkruan se kjo është rruga e vetme për të ringritur PD, për ta rikthyer atë në forcë politike konkurruese dhe qeverisëse.
“Ushtrova sot të drejtën e votës në procesin e zgjedhjes për Kryetarin e PD njësia 2. Rruga e vetme për të ringritur PD, për ta rikthyer atë në forcë politike konkurruese dhe qeverisëse, për të ndërtuar opozitën që sot aq shumë i duhet vendit dhe për të rikthyer shpresën në Shqipëri, kalon nga fuqizimi i anëtarit e qytetarit dhe dobësimi i rolit të kryetarit. Do të jem gjithnjë përkrah anëtarëve të PD e në krah të qytetarëve shqiptarë, duke luftuar për më shumë demokraci, garë e meritokraci brenda politikës shqiptare” shkruan Hajdari në postimin e saj.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Hajdari kandidoi për deputet në Elbasan nën siglën e “Nisma Thurrje”, ku nuk arriti të siguronte mandatin e deputetes, ndërsa pak ditë më parë njoftoi rianëtërsuar në Partinë Demokratike.