“Nga pija vdiq edhe babai i tyre”, flet pronari i dyqanit ku merrte alkoolin 37-vjeçarja që u vra nga motra

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Tiranë, ku motra akuzohet se vrau motrën pas një sherri në familje.

37-vjeçarja Amanda Pushani mbeti viktimë pas goditjeve me thikë që mori nga motra e saj 40-vjeçare, Marsela Pushani. Në deklaratën e saj në polici, kjo e fundit tha se krimin e bëri për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja e kishte kërcënuar me thikë në dorë atë dhe nënën pasi ato i kishin kërkuar që të linte alkoolin.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë edhe nëna e dy motrave deklaroi se Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe disa herë kërcënonte edhe pronarët e dyqaneve që t’i jepnin pije alkoolike. Njëri prej pronarëve të dyqaneve ku 37-vjeçarja shkonte të merrte alkool, jashtë kamerave tha se viktima shkonte dhe i kërkonte alkool pa lek, mirëpo theksoi se ajo nuk e kishte kërcënuar asnjëherë. Madje ai tha se edhe babai i Amanda Pushanit ndërroi jetë nga konsumimi i tepër i alkoolit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, teksa u bë publike për mediet mëngjesin e sotëm. 40-vjeçarja Maresla Pushani qëlloi me thikë motrën e saj, Amanda Pushani, e cila fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Para efektivëve autorja tha se nuk dontë të vristë motrën dhe se vrasjen e kreu në kushtet e vetëmbrojtjes. 40-vjeçarja tha se motra e saj ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh dhe ishte problematike.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, tha ajo në Polici.

Kujtojmë që familjarët kishin njoftuar policinë duke thënë se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se goditja me thikë në bark i mori jetën.

Zjarr Tv Ad