Nga reshjet e dendura të shiut shkaktohet përmbytje në Durrës/ Shtëpitë janë zhtur në ujë…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dendura të shiut, që kanë vijuar që prej ditës së djeshme, nuk kanë ndalur as sot duke shfaqur probleme në disa zona. Më problematike situata është në Durrës, kryesisht në zonën e Kënetës.

Akset rrugore që lidhen tek stadiumi “Niko Dovana”, janë përmbytur që gjatë natës dhe vijon që situata të jetë problematike.

Në Durrës, janë përmbytur edhe disa shtëpi në zonën e ish-kënetës, ku uji ka ardhur deri në hyrjen e banesave të tyre private.

Banorët e kanë pasur shumë të vështirë të dalin jashtë banesës. Ndërsa për ndihmë, nuk u është përgjigjur ende asnjëri.

Një banor ka dalë në rrugë në këmbë, duke ecur në ujërat që i arrijnë deri te gjuri dhe ka kerkuar ndihmë në Njësine Administrative, por askush nuk eshte përgjigjur.

Zjarr Tv Ad