Nga Rexhep Shahu/Unë e dua Amerikën, por i besoj Sali Berishës

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Rexhep Shahu

8 vite pasi e ka lene pushtetin, gjithe pushtetet vec pushtetin e dijes dhe te imponimit me dije, Sali Berishes qe e ka patur fatin dhe e ka nenshkruar historine e kombit shqiptar si asnje tjeter, nuk i hyn ne pune lejimi me hy ne Amerike apo me shkue ne hene.

Sali Berisha tashme eshte histori qe nuk shembet, nuk fshihet, nuk zhbehet nga askush dhe asgje.

Mund ta heqin Shqiperine nga NATO ku e futi Berisha, mund te izolohet Shqiperia te behet diktature, mund te hyje Shqiperia ne Traktatin e Varshaves, por Udha e Kombit shqiptar qe e ndertoi Sali Berisha me taksat e gjithe shqiptareve, udha e fuqise se shqiptareve, udha e bashkimit kombetar nga kalon e ardhmja e shqiptareve nuk mund te zhbehet, te fshihet, te zhduket. Sa te jetoje ajo arterie e kombit do te jetoje Sali Berisha me ose pa leje per te hyre ne Amerike apo per te shkuar ne hene.

Shqiperia e re e demokracise, e ka e do ta kete ne krye te vendit Sali Berishen me te mirat e te keqiat e veta si nje politikan qe edhe kur rrezohet ngrihet duke luftuar.

Ndjehem mire kur lexoj ne letren e Sali Berishes qe fton Sekretarin e shtetit amerikan duke i shkruar “ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.”

Ne supet e historise Sali Berisha jane ca grada, tituj e ndere kombi qe as ne varr nuk i zhbehen dhe nuk ia zhben dot askush me asnje lloj vendimi.

Une qe jetoj ne kete Shqiperine kopesht shkembor i droges buze Adriatikut, jam luga qe e di me mire se cfare ka brenda vorba jone.

(Berisha duke shtype celesin e shperthimit te eksplozivit per nisjen e punes ne tunelin e Kalimashit ne malin e Rrunes. Kush me njeh ma sheh pak fytyren pas Berishes. Me arka floriri do ta paguanin te tjeret kete foto).

Zjarr Tv Ad