Nga Ylli Manjani: Foto-budallallëk i madh

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Kjo rendja e udhëheqësve të partive tona (dhe jo vetëm), për të bërë foto apo për të kapur ndonjë llaf të mirë nga politikanë amerikanë, është e habitshme .

Idiotësi deri në budallallëk!

E pandershme deri në palcë!

Tallje e paskrupullt me paranë dhe mbi të gjitha me shqiptarët që i votojnë!

Harxhohen shuma të mëdha për të bërë një foto në Amerikë me dikë atje, për t’i thënë votuesit këtu që ‘unë e kam mirë me ata andej’!!!

Kulmi i talljes!

Se si një foto me një politikan në Amerikë të bën politikan të mirë në Shqipëri, këtë një dreq e di. E kujt i plasi këtu se me bëjnë foto rrugëve këta legena mor aman?!

A mos përmirësohet jeta në vend me këto foto?! Fjala vjen Tirana është bërë më e mirë këto ditë që Erion Veliaj zhgarravitet në Amerikë duke pozuar si top model?! A mos ranë çmimet për këtë shkak?!

Po me deklaratat idiote të blera me para a fshihet realiteti këtu?!

Nga ana tjetër nuk është provuar që propaganda me amerikanë apo europiane të shton votat këtu. Edi Rama, fjala vjen, ia di për nder skemës së patronazhit, ku shqiptari ‘kujdeset’ për shqiptarin dhe jo amerikanllëqeve që këput ambasada apo amerikanë të tjerë në Amerikë. Pa përmendur këtu drurin periodik që Rama i jep publikisht politikanëve dhe diplomatëve amerikanë.

Shqiptarët janë pragmatistë. Super të qartë kur votojnë qoftë si tifozë, qoftë si të painteresuar. Shqiptarët nuk e qethin fare për amerikanllëqet, përpara komshiut patronazhist, i cili i zgjidh hallin e ditës…

E njëjta logjikë vlen edhe për PD dhe LSI. Para pa fund harxhohen për të pasur me çdo kusht një konsulent amerikan që blen deklarata apo foto në Amerikë. (Në këtë pikë nuk ka rëndësi debati për shumat, por diskutojmë gjestin. Shumat janë thjesht scoop për mediat).

Po që është bërë modë që kompania e sondazheve të partive të jetë amerikane me pronësi izraelite!?

Budallallëk më vete kjo!

Me t’thënë mendja se izraelitët e Amerikës dinë si shtohen votat që nuk i ke këtu.

Qesharakë!

Pse ore nuk i harxhoni ato para për të krijuar një burrokraci politike apo për të blerë shërbime që i bëjnë shqiptarët mrekullisht?!

Mendoj që KQZ duhet t’i thotë shqiptarëve periodikisht sa lekë harxhojnë politikanët e lartë në vend për t’i gënjyer ata me propagandë amerikane, europiane apo qoftë dhe izraelito-amerikane.

Shqiptarët votojnë, jo të huajt!

Dhe më në fund nuk hahet fare ajo logo “100 together”. I mungojnë të paktën 50 vite kësaj 100-shes. Pa llogaritur që shtetin tonë e themeluan austriakët.

Propaganda nuk mund të fshehë faktet…

Zjarr Tv Ad