Fituan Eurovisionin, Orkestra Kalush njofton: Do bëjmë turne në Evropë, paratë e mbledhura do dërgohen për fonde për Ukrainën

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fituesit ukrainas të Eurovision 2022 kanë thënë se do të bëjnë turne në Evropë për të mbledhur fonde për nevojat e ushtrisë dhe fondacioneve bamirëse të Ukrainës.

Grupi Kalush Orchestra fitoi konkursin e së shtunës. Një nga anëtarët e grupit, Oleg Psyuk tha gjatë një konference për shtyp në Lviv tha se do të vizitojnë Evropën për të mbledhur fonde për Ukrainën.

“Ne do të vizitojmë Evropën për të mbledhur fonde për Ukrainën dhe Forcat e Armatosura. Së shpejti do të shpallim në faqen tonë në Instagram qytetin ku do të performojmë” tha ai.

Sipas Psyuk, anëtarët e grupit planifikojnë të popullarizojnë gjuhën ukrainase në muzikë dhe duan të promovojnë kulturën e vendit.

Ai shtoi se grupi do të nxjerrë në ankand çmimin e fituesit të Eurovizionit dhe do t’i dhurojë të ardhurat për të mbështetur ushtrinë.

Zjarr Tv Ad