Dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Basha: Një plagë e hapur në zemër të Tiranës, mirënjohje për artistët që s’u pajtuan me marrëzinë e një regjimi

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot bëhen dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se teatri mbetet një plagë e hapur në zemër në Tiranë. Ai u shpreh mirënjohje të gjithë artistëve qytetarët dhe qëndrestarët, teksa shkruan “ata nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe dhunë shtetërore”.

“Prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Një plagë që sëmbon prej mosarsyeve që e shkaktuan atë dhe që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur peng vendin këto 9 vite: arroganca, korrupsioni, klientelizmi, paratë e krimit dhe armiqësia e verbër ndaj trashëgimisë kulturore.

Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij, është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që shkatërron, plaçkit, uzurpon një nga institucionet më të shenjta të kombit.

Mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe dhunë shtetërore. Gjykata Kushtetuese provoi se beteja në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ishte e drejtë dhe tani është koha që drejtësia të shkojë deri në fund, duke nxjerrë përpara përgjegjësive ata që barbarisht sulmuan kulturën, qytetarinë dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. #atykuishteatysiçishte” shkruan Basha në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad