Teksa kanë kaluar tre javë nga nisja e njoftimit për të garuar për kreun e ri të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se deri tani nuk ka asnjë kandidat të interesuar nga radhët e prokurorëve.
Për një deklaratë për mediat, KLP deklaroi se ende nuk ka asnjë kandidat për zëvendësimin e Kreut aktual të SPAK, të cilit po i përfundon mandate.
“Deri ditën e sotme më datë 10.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme . Në momentin që do të kemi kërkesa për kandidarurë, do të njoftoheni.”
Afati i fundit i aplikimit dhe dorëzimit të kandidaturave është 2 nëntor 2022, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.
Mandati i drejtuesit aktual të SPAK, Arben Kraja skadon më 18 dhjetor. Kjo është edhe data kur KLP do të zgjedhë drejtuesin e ri.