“Rikthimet janë suksese, fitorja është për ne”, Berisha: PS ka filluar fushatën duke manipuluar, po i regjistrojmë të gjitha

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se Partia Socialiste ka filluar fushatën si “parti shtet” duke manipuluar qytetarët. Të gjitha këto aktivitete të kryeministrit Edi Rama, sipas Berishës janë duke u regjistruar nga PD për të përcaktuar në fund qëllimet.

Berisha theksoi se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet dhe do të luftojë deri në fitore.

“PD nuk dorëzon beteja. Ky është dallimi i asaj PD që ka qenë dhe kësaj që është tani. PS filloi garën si parti shtet duke mbledhur me detyrim gjimnazistët e shkollve, duke maipuluar, të gjitha këto ne po i regjistrojmë dhe të gjitha këto do të jenë përcaktuese në qëlliemt tona. Ne nuk bojkotojmë. Fitorja është për ne.Pa diskutim që kërkojmë Tiranën, Durrësin”, tha Berisha.

Më tej ish-kyeministri theksoi se rikthimet janë suksese dhe për këtë mori shembull rikthimin e Steve Jobs.

“Rikthimet janë të rralla por kanë ndodhur dhe kanë qenë sukses. Steve Jobs pasi humbi çdo gjë ka rrezik edhe të shoqen ja morën, ose ja kthyen kundër. Iku ai d he bota u shemb për të por u kthye në fitimtar se kurrë në shekullin e tij”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad