Dështon bashkimi i PD-së? Bardhi kundër primareve: Janë të dyshimta, mund të përçajnë më tepër demokratët

0
539
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur kundër procesit të primareve, për përzgjedhjen e kandidatëve të PD-së, të shpallur me bujë nga Sali Berisha.

Duket se kundërshtimi i primareve, si rrugë që PD të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje, do ta thellojë më tej përçarjen duke vështirësuar kështu procesin “e bashkimit” me grupin e “foltores”.

Kujtojmë se Bardhi dhe Edi Paloka janë mandatuar për të negociuar për këtë pikë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bardhi tha se PD duhet të lërë mënjanë debatin për statutin dhe të ndërtojë një front opozitar për të identifikuar kandidatin model, pavarësisht nëse është mbështetës i Berishës apo jo.

“Në këtë moment ajo që kërkojmë ne është të lëmë mënjanë debatin për statutin dhe të ndërtojmë një front opozitar për të identifikuar kandidatët më të mirë dhe ka me dhjetëra modele se si mund të identifikohen dhe të shkojë mbrapa kandidatit. Nuk ka rëndësi nëse ai është mbështetës i Berishës apo jo. Nuk kemi pse të merremi me debatin e brendshëm të PD. I përfituari i madh nëse merremi me debatin është Edi Rama se nuk biem dot dakord”, tha Bardhi.

Zjarr Tv Ad