Parlamenti miratoi rezolutën kundër dekretit të presidentit për Gjykatën Kushtetese, ndërsa merr përsipër angazhimin të pengojë krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë funskionimin e këtij institucioni.
Kryeministri Edi Rama tha se për zgjedhjen në një seancë plenare të dy anëtarwve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është “dakordësuar 100% me aleatët strategjikë”, ndërsa sulmoi ashpër kreun e shtetit si person kundër reformës në drejtësi.
Me 97 vota pro dhe vetëm 4 abstenime, Kuvendi miratoi rezolutën kundër dekretit të Metës në Gjykatën Kushtetuese. Kryemisnitri Edi Rama, tha se kreu i shtetit e ka humbur busullën, ndërsa sipas tij vendet që ai ka ndërmarr e kanë vënë Shqipërinë, në pozicione të turpshme në sytë e ndërkombëtarëve.
Rama: Ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpretuesi i vetëm i Gjykatës Kushtetuese së Republikës së Shqipërisë. Njësoj si ata talebanët që e quajnë veten si interpretuesit e vetëm dhe fuqiplotë të librit të shenjtë.
Sa i përket zgjedhjes së dy anëtareve të kësaj gjykate nga mazhoranca dhe hyrjes automatikisht të anëtares tjetër, Arta Vorpsi, Rama tha se veprimet janë dakordësuar 100% me aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Rama: Veprimet tona janë të gjitha të koordinuara, pais kemi dëgjuar dhe dëgjojmë me shumë vëmendje ata me të cilët e kemi bërë reformën në drejtësi dhe ata me të cilët do ta zbatojmë reformën në drejtësi.
Ilir Meta tha Rama, qysh në ditën e parë, është rreshtuar kundër reformës në drejtësi.
Rama: Nuk kemi ne luftë me Ilir Metën. Ilir Meta ka luftë me botën, me Europën, me Shqipërinë, me qeverinë dhe me veten.
Kryeministri foli edhe për ligjin special, që do të prezantohet më 25 nëntor kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça të kapësh” në drejtësi. Sipas tij ligji do të tundë themelet mbi të cilat qëndron ajo që ai e quan ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri.