Ngjarja ne Maliq /Flet dëshmitari

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth orës 11:50,ditën e sotme, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.
Guri Shuli,dëshmitari, banor i Maliqit që punon për ujësjellësin e fshatit tha për mediat se ishte duke u kthyer nga puna në orën 11:45 të ditës së sotme kur vuri re që një kanal i pastruar pak ditë më parë ishte mbushur me dhe. Ai është afruar dhe ka parë një dorë jashtë pasi pjesa tjetër ishte e mbuluar dhe menjëherë ka njoftuar policinë” Fillimisht unë një trup konstatova. Kur filluan ata t’i zbulonin ishin dy. Ishin dy meshkuj. Policia tha që janë nga qyteti i Pogradecit. Kur filluan të bënin ekspertizën u larguam”. Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë

Zjarr Tv Ad