Ngjarja tragjike e çiftit në Tiranë, reagon Braçe: T’ka baba cun, e t’ka mama yll është një kulturë që duhet zhbërë me edukim

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Tiranë, ku 26 -vjeçari Kliton Pira goditi 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah nga Gana, në banesën e marrë me qira në kryeqytet dhe më pas u hodh nga kati i 8-të duke i dhënë fund jetës.

Braçe në një postim në rrjetet sociale shkruan se krimet ndaj vajzave dhe grave po sfidojnë çdo ditë. Ai thotë se fjalët “t’ka baba çun, e t’ka mama yll duhet të zhbëhet e të zëvendësohen me fjalën edukim dhe respekt.

Postimi i plotë i Braçes:

NUK DI;

KUJTOJA SE GJITHE URREJTJEN E KISHIM NDAJ VAJZAVE E GRAVE SHQIPTARE!

Qenka edhe me rende!

Tani ndaj cdo gruaje qe eshte ne kete vend!

Si ka mundesi qe ne kete vend pasioni i ca burrave kthehet kaq shpejt e shpesh ne krim?

Si ka mundesi?

Krimet ndaj vajzave e grave, nenave, po sfidojne cdo dite në nje permase e lloj qe shastis por kerkush nuk shkon me shume se habia!!

T’ka baba cun, e t’ka mama yll-eshte nje kulture qe duhet zhbere me edukim, edukim, edukim, bararazi, respekt!

Zjarr Tv Ad