Fondet e BE-së, Shqipëria mbetet jashtë, përfitojnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për modernizimin dhe rehabilitimin e hekurudhës në kuadër të projektit Koridori I X. Por nga ky investim strategjik përfitojnë 5 vende, ndërsa ajo që vihet re është se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të Ballkanit Perëndimor nuk përfitojnë. 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç përcjelljes së mesazheve politike, mori pjesë në ceremoninë që shënonte fillimin e punimeve për modernizimin dhe rehabilitimin e hekurudhës në kuadër të projektit Korridori i X. Kjo ceremoni u zhvillua në Nish, në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.

Vetë Komisioni Europian ka konfirmuar se nga ky investim strategjik, përfitojnë Serbia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut teksa njoftimin e ilustron me një foto të Presidentes së Komisionit Ursula Vond der Leyen me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. 

Ajo që vihet re është se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të Ballkanit Perëndimor, nuk përfitojnë nga ky plan – ekonomik i Bashkimit Europian.

Plani Ekonomik dhe i Investimeve i BE-së parashikon deri në 28 miliardë euro investime, në grante, hua dhe garanci, për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor per rimëkëmbjen pas COVID-19 dhe për konvergjencën e tyre me BE.

Siç deklaroi pak muaj më parë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ky plan nxit integrimin dhe bashkëpunimin rajonal. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ranë dakord të çojnë përpara Tregun e Përbashkët Rajonal gjatë Samitit te Procesit të Berlinit që u zhvillua në Sofje vitin e kaluar.

Por iniciativa paralele e Open Balkan, pjesë e të cilës janë vetëm Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ka ndarë më dysh vendet e Ballkanit Perëndimor, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, që kane refuzuar publikisht t’i bashkohen kësaj nisme. 

Në një kohë që kryeministri Edi Rama prej kohësh ka vënë në shënjestër të sulmeve të tij Bashkimin Europian, Shqipëria aktualisht ka mbetur jashtë hartës së investimeve strategjike me fondet e Brukselit zyrtar.

Zjarr Tv Ad