Qytetarët marshojnë nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë, Goxhaj: Mos u dorëzoni kurrë, të shtunën tjetër do të jemi më shumë!

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një numër i madh qytetarësh kanë dalë pasditen e sotme në protestë pranë sheshit Nënë Tereza, ku shprehen kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Avokati Altin Goxhaj, tha se kjo është kundër vaksiminit me detyrim të studentëve dhe fëmijëve, ndërsa nënvizoi se vetë OBSH ka pranuar që edhe të vaksimuarit mund të infektojnë. Pas 60 minutash protestë, Goxhaj i kërkoi qytetarëve që të shpërndahen paqësisht, ndërsa tha se ai vetë do të largohet i fundit nga bulevardi.

“Ky formular vlen për t’i kujtuar institucioneve sepse qeveria s’ka punë si e përballoj unë virusin. Ky informacion është i paligjshëm dhe prek privatësinë e qytetarëve. E fundit ka të bëjë me diskriminimin: Pse mua qeveria për tu futur në auditor maë kërkon të dëshmoj për rezultatet e tamponit kurse të vaksimuarit nuk i kërkon? Edhe OBSH e ka thënë që të vaksimuarit mund të përhapin Covid njësoj si të pavaksinuarit. Mos u dorëzoni kurrë, ditën e shtunë në orën 18:00 do të mblidhemi sërish kundër vaksiminit të detyrueshëm”, thotë Goxhaj.

Fillimisht protesta nisi në sheshin “Nënë Tereza” më pas protestuesit u zhvendosën përballë Kryeministrisë. Protesta e katërt e organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile ka zgjatur rreth 60 minuta.

Zjarr Tv Ad