Trump i kërkon një Gjykate federale në SHBA që t’i rikthehet llogaria në Twitter

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk mund të bëjë dot më pa llogarinë personale në ‘Twitter’. Ai i ka kërkuër një Gjykate federale në SHBA që ti rikthehet e drejta për ta përdorur.

Tashmë Trump ka 9 muaj që nuk përdor jo vetëm ‘Twitter’, por edhe platforma të tjera të cilat ia kanë pezulluar llogaritë personale për shkak të thirrjeve të tij në trazirat e Capitol.

Institucioni i famshëm amerikan u sulmua nga mbështetësit e Trump pas humbjes së këtij të fundit një vit më parë në zgjedhjet presidenciale amerikane përballë Joe Biden.

5 viktima u shënuan nga përplasjet e përgjakshme, por Trump nuk u hetua kurrë.

Zjarr Tv Ad