Ngjarjet e fundit në vend, deputetët demokratë thërrasin në Komisionin e Sigurisë Bledi Çuçin dhe Gledis Nanon

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarjet e fundit në vendin tonë kanë bërë që deputetët demokratë të thërrasin në Komisionin e Sigurisë ministrtin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtorin e Policisë Gledis Nano.

Nënkryetari i këtij Komisioni, Ferdinand Xhaferaj, mori si shembull rastin e fundit në Lezhë, ku persona të armatosur dhe të maskuar u futën në një bar-bilardo dhe kërcënuan klientët, duke iu kërkuar kartat e identitetit.

“Në mbledhjen e fundit, ramë dakord që nisur nga situata shumë e rëndë e krimit në vend, ku policia është kthyer në agjenci funerale që vetëm bën bilancin dhe mbledh viktimat, të thërrisnim këtu ministrin e Brendshëm dhe kreun e Policisë së Shtetit.

Nga ajo ditë që folëm ne, ndodhi një tjetër rast i rëndë në Lezhë, ku kriminelët, sikur të ishin forca speciale, futen në bilardo dhe bëjnë kontrolle. Këtu duhet të vijnë ata të dy për të diskutuar për situatën shumë të rendë të kriminalitetit në vend”, tha Xhaferaj.

Ministri Bledi Çuçi dhe Drejtori i Policisë Gledis Nano duhet të paraqiten në Komisionin e Sigurisë në datën 29 nëntor, referuar dokumentit të firmosur nga anëtarët e Komisionit.

Zjarr Tv Ad