SUKSESI i premierës së Estradës së Shkodrës : ” KONCERT NË KOHË PANDEMIE”

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas më shumë se dy vitesh shkëputje, Estrada e Shkodrës është rikthyer në skenën e teatrit “Migjeni” me premirën “Koncert në kohë pandemie” me regjisor Ismet Drishti dhe me një skenar të pasur dhe brilant të Armir Shkurtit. Larmi situatash e karakteresh të qëndisura nga pena mjeshtërore e Armir Shkurtit , një shfaqje e vogël por një gdhendje shumë e mirë për brenda aktorëve duke dhënë më të mirën në rolin e tyre.
Kësaj here salla ishte e tej mbushur nga spekatatori shkodran dhe jo vetëm, të cilit duket se i kishin munguar interpretimet e aktorëve të humorit.

Drejtorja e teatrit Rita Gjeka dhe regjisori i shfaqjes Ismet Drishti folën për emocionet e rikthimit të Estradës së Shkodrës. Mjeshtri i Madh Zef Deda dhe Drande Xhaj vlerësojnë angazhimin e të rinjve në Estradën e qytetit ndërsa shprehen se ato janë e ardhmja e sigurtë e teatrit “Migjeni” Ndërkohë, trupa e re e aktorëve të teatrit “Migjeni” tregojnë emocionet e interpretimit përkrah aktorëve profesionistë.

“Koncert në kohë pandemie” do të shfaqet në skenën e teatrit “Migjeni” edhe në datat  24, 25, 26, 27 dhe 28 nentor ora: 18:00. Biletat i gjeni pranë sportelit të teatrit, çdo ditë nga ora 9:00-13:00 dhe 16:00-18:00.

Zjarr Tv Ad