Ngjela “skanon” sjelljen e politikanëve/ “S’ka fushatë, PS po tallet me kundërshtarin”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sjelljen e liderëve të partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ngjela tha se fushata elektorale është qetësuar dhe është eliminuar retorika goditëse ndaj kundërshtarit.

Ai u shpreh në një intervistë me Ola Brukon se PS nuk po bën fushatë as në media, madje po tallet me kundërshtarin me sloganin e saj “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.

“Fushata elektorale është qetësuar, pasi është eliminuar retorika goditëse ndaj kundërshtarit. Ka nxjerrë një foto që nuk është e moralit politik, moral perëndimor. Nuk lejohet një gjë e tillë në Perëndim. Nuk ka konflikte retorike mes palëve ende. S’ka fushatë elektorale, siç ishte në periudhën e komunizmit. Fushatë ka kur nuk e ke të bindur fitoren.

E djathta ka marrë vetëm Shkodrën, nëse e humbet dhe atë është për faqe të zezë. Nuk besoj se do ketë aksese në qytete të tjera, pasi i përçau Berisha për interesin e vet. Ishte politikë provinciale, sepse donte të merrte partinë. Ata thanë që nëse Berisha merr PD-në, do shpallet ‘non grata’ në SHBA.

Socialistët nuk po bëjnë fushatë, edhe në media që dalin, janë të ftohtë ndaj kundërshtarit. Edhe fotoja është me konotacion talljeje për kundërshtarin. S’ka ide e për rrjedhojë s’ka fushatë”, theksoi avokati.

Zjarr Tv Ad