Ngjela takohet me Frrok Çupin …

0
358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thashetheme nga Kupola

Për të diskutuar mbi masat që duhen marrë nga Amerika për situatën në PD dhe veçanërisht për domosdoshmërinë e arrestimit të Berishës, Frroku mori në telefon Takun dhe lanë një takim në Bar Amerika, ngjitur me ambasadën amerikane në Tiranë. I pari mbërriti Taku me 10 minuta vonesë. E kishte gjithmonë atë ves, e bënte të dukej i rëndësishëm.

Sapo hodhi një sy në lokal pa që ishte pa njerëz brenda. Fytyra iu skuq nga inati dhe vazhdoi rrugën pa u futur brenda. Mori celularin, gjeti numrin e Frrokut dhe iu lëshua:

Taku: “Or zotëri, mos mendo se kam kohë të tepërt unë që të merrem me ty?! Je mësuar aty ti, në humbëtirën e Kaçinarit që shkon me vonesë! Këtu je në metropol, akoma nuk u mësove?! Unë do të mësoj ty? Boll më! Katunar dreqi! Që nga ky moment unë do ndërmarr akt të paprecedent, do largohem pa të pritur as edhe një sekondë!”

Frroku: “Aman avokat më fal! Kam mbërrit prej një ore te vendi por kam ngatërruar Bar Amerika që më ke thënë ti me një tjetër që ka qenë në 97-ën, te Hotel Dajti. Pyeta kalimtarët dhe më thanë që qenka shembur. Tash po marr një taksi e po vij aty. Të lutem më prit.”

Taku: “Ore loqe, po ty në 97-ën të ka mbetë ora, të Saliu i çmëndur. Ore ka dialektikë ky vend, ka zhvillim. Po pse more vetëm një Bar Amerika duhet të ketë në Tiranë? Ë? Këtu duhet të kishte vetëm bare me emra Amerika, New York, California, Alaska, Arizona e kështu me radhë. Por injorantë si ti na kanë lënë me emra majmunësh si “Qoftet e nonës”. Ika tani se kam punë,,,”

Frroku: “Aman avokat më prit se erdha për një minutë do shkoj të ulem dhe pastaj eja ti.”

Taku me një gjest bezdie thotë një “ok” të thatë dhe kthehet. Pas 5 minutash fut kokën në lokal dhe sheh Frrokun brenda. Ulet direkt dhe fillon të flasë:

Taku: “Mori fund, Amerika e ka marrë seriozisht këtë vend. Në Gjirokastër dhe Tropojë kanë mbëritë marinsat amerikanë. FBI, CIA dhe trupat speciale. SPAK-un e komandon ambasada, nesër është arrestimi. Mori fund kjo punë, ska më. Do arrestojnë Saliun me bij e bija, do arrestojnë edhe Ramën me këta birbot që mban përreth.

Sot instalohen amerikanët te godina Bashës. Le të guxojnë këta malokët e Saliut të afrohen. Të lutem mos më ndërpre po të them, dëgjo këtu, ore do dëgjosh ti apo si e ke hallin?! Unë jam vetëm për monollog ska dialog, duhet të rrisësh nivelin. Kupton ti apo jo?!

Nuk kam kohë unë të humb për koka të zbrazëta… ”

Frroku i shkretë vetëm sa e ka hapur pak gojën nga mahnitja, as i shkonte mendja ta ndërpriste. Thjesht e kishte kapur një siklet, duhej të shkonte në banjo dhe ishte ngritur pak nga vendi.

Mezi i doli një belbëzim “Avokat dy minuta se më shpëtoi. Më mbyti prostata” dhe çohet me vrap.

Avokati ka një mirëkuptim si rrallëherë. Nisen të dy në dy banjo, afër afër. U duhet të ulen për të qenë rehat në urinim. Avokati sapo rehatohet vazhdon monollogun:

“Pra, marinsat do t’i hanë të gjallë këta. Mua më kanë lutur për Kryeministër por nuk pranova. Pa arrestuar Berishën…”

Në këtë moment Frrokut i shpëton një zhurmë e vogël…

“Ore mos më ndërprit të kam thënë 100 herë. Fajet i kam unë që vij këtu me ty. Pordhac! Je edhe burrë me thinja pale. Të kam fut edhe në shpi. Idiot. Mosmirënjohës!”

Në këtë shkulm replikash të njëanshme avokatit i shpëton vetë një zhurmë e çudtshme ku e ku më e zëshme se ajo e Frrokut.

“E dëgjove?! Po fluturojnë ulët më duket, erdhën. Unë po ik se kam takim me shefin e tyre. Ti vazhdo dhit për qejf” dhe u largua duke përplasur derën e banjos…

Frroku ra rehat dhe fillojë të këndojë këngën “Oj mirditore, a ke frena dore”…

https://www.facebook.com/thashethemengakupola/

Zjarr Tv Ad