Ngordhje masive e pulave, ISUV: Sinjalin e parë e morëm me 9 mars, nuk ka vend për panik te konsumatorët

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me ngordhjen masive të pulave në vend, “Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare” në një deklaratë për mediat tha se konsumatorët e vezëve dhe mishit të shpendëve nuk duhet të panikosen pasi virusi nuk tejçohet në atë lloj forme.

Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni, një virus i tillë është sinjalizuar që në 9 mars nga subjektet dhe rasti i parë i gripit të shpendëve me datë 19 mars.

Në deklaratën e tyre u theksua se nuk ka asnjë rast në botë ku një qytetar është sëmurur nga konsumi por vetëm nga kontakti i drejtpërdrejtë me shpendët e sëmurë.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare( ISUV):Janë bërë mostrat e para, kemi qenë në ndjekje të situatës dhe i kemi cuar pranë Institutit për analizë lidhur me 3 tipologji sëmundjesh. Gripi i shpendëve u identifikua me 19 mars. Shqetësimet e para të kompanive i morëm me datë 9 mars.

Në zonën e karantinës, prodhimi i vezëve i izoluar. Zakonisht është grip i shpendëve migratorë dhe nuk përbën rrezik të madh. Nuk ka vend për panik për konsumatorët, virusin e prek njeriun por nga ka asnjë rast në botë që vjen nga konsumi, por nga kontakti direkt me shpendët e gjallë të sëmurë. Konsumoni lirshëm ushqimin duke i zjerë dhe mos jeni të frikësuar nga infeksionet që vijnë nga këto produkte

Zjarr Tv Ad