Ngritja e KLP, Gjonaj: Sot hapet një kapitull i ri për reformimin e drejtësisë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Sot mbahet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për të zgjedhur listën e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Mesazhe inkurajuese për zgjedhjen e anëtarëve të KLP ka dhënë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë fjalës përshëndetëse në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve që u mbajt sot paradite në Tiranë. 

Nga kjo mbledhje prokurorët e Shqipërisë që do të zgjedhin sot anëtarët përfaqësues për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, institucioni që siç tha ministrja është një hap i rëndësishëm në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare.

Duke shpresuar se do të dinë të zgjedhin në krye të KLP-së më të mirët prej tyre, Gjonaj iu drejtua prokurorëve me fjalët: “Është përgjegjësia juaj që përmes një proçesi transparent dhe legjitim të zgjidhni anëtarët tuaj për KLP, duke treguar njëherësh edhe vendosmërinë tuaj në reformimin e mëtejshëm të sistemit”.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP ata që do të duhet të garantojnë zbatimin e drejtë e të ndershëm të rregullave që garantojnë karrierën dhe statusin e prokurorëve dhe të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e prokurorisë si dhe të Prokurorisë së Posaçme.

“Pavarësia vendimmarëse e prokurorëve, barazia e tyre në status me gjyqtarët, garancia për qëndrueshmëri në detyrë dhe promovimin në karrierë, ndarjen përfundimisht nga ndikimi politik dhe një sërë elementësh të tjerë janë risi thelbësore që reforma sjell për prokurorinë shqiptar”, theksoi Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë nuk kurseu mbështetjen e saj, të ministrisë që drejton por edhe të Qeverisë për kapërcimin e  të gjitha sfidave me të cilat do të përballen prokurorët për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi për interes të qytetarit, në interes të pasjes së një sistemi drejtësie penale funksionale dhe efiçente.

“Duke filluar nga muaji tjetër, hyn në fuqi sistemi i ri i pagave dhe trajtimit financiar për gjyqtarët dhe prokurorët, duke sjellë kështu të paktën dyfishimin e pagave tuaja si dhe duke rritur garancitë dhe përfitimet e tjera financiare”,- vijoi ministrja.

Ministrja Gjonaj gjatë fjalës së saj nuk e kurseu një falënderim të veçantë për Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, për lidershipin e treguar në këtë periudhë tranzitore aspak të lehtë, siç tha ajo.

Pas prokurorëve, ditën e mërkurë është radha e gjyqtarëve të mblidhen për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Me ngritjen e këtyre institucioneve i hapet udhë ngritjes së SPAK, strukturës që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në nivelet e larta të politikës dhe administratës.

Zjarr Tv Ad