Ngushtohet REZULTATI! PD-ja rritet ndjeshëm në Tiranë, merr më shumë se 23 mijë vota brenda tre orësh, shumë pranë PS-së

0
823
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rezultati është ngushtuar në qarkun e Tiranës. Kanë mjaftuar vetëm tre orë  që Partia Demokratike të shtonte në mënyrë masive numrin e votave dhe që rezultati të ngushtohej mes PD-së dhe Partisë Socialiste. Në orën 14:00 PS kishte 49.93% ose ndryshe 57 mijë e 24 vota.

PD-ja kishte 37.76% ose 43 mijë 126 vota. Partitë e tjera si LSI dhe PSD kanë përkatësisht 6.07% ose 6933 vota dhe 2.85% ose ndryshe 3258.

Në orën 17:00, PD ka marrë 39.54 % të votave ose ndryshe 66 mijë e 79 fletë votimi. PS ka marrë 48.05 %, 80 mijë e 315 vota. LSI ka 5.97 % ose 9981 vota dhe PSD ka 3.15 %, 5273 vota. Diferenca mes dy partive më të mëdha, PS dhe PD është 14 mijë vota.

Zjarr Tv Ad